Ka vdekur mjekja e përgjithshme, Azijada Jamini, ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës të martën. Sipas njoftimit, Jamini ishte e specializuar në fushën e mjekësisë së përgjithshme.
OMK-ja ka njoftuar se Jamini në vitin 1985 kishte përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Tuzllë të Bosnjë-Hercegovinës.
Jamini ka punuar në Qendrën Kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, si mjeke e përgjithshme.
“Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim.