Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq matematikani dhe inxhinieri Shkëlzen Aliu

Ka vdekur në moshën 65-vjeçare matematikani dhe inxhinieri i njohur Shkëlzen Aliu.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur i vëllai, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkëlzen Aliu. Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Na e përloti syrin, por na la edhe kujtime të mira”, ka shkruar Liburn Aliu në Facebook.

Aliu kishte kryer studimet në Fakultetin e Elektronikës, në degën Telekomunikacion në Universitetin e Prishtinës.

Ai më pas studioi për radio-komunikim në Universitetin e Zagrebit, e pati edhe trajnime në Marconi të Anglisë dhe Micronic Elektronics në Zagreb.

Kishte punuar në Radio Televizionin e Prishtinës nga viti 1980 deri në vitin 1988, si inxhinier i mirëmbajtjes dhe instalimit të transmetuesve televiziv.

Edhe Vdiq Ali Sadriu, ish-deputet e ish-ministër i Financave Arbëri 6 muaj më parë Vdiq Ali Sadriu, ish-deputet e ish-ministër i Financave

Punoi në Lotari të Kosovës në vitin 1988-1999 si inxhinier kryesor i mirëmbajtjes, e po ashtu punoi në KEK nga viti 1999 deri në vitin 2002.

Në KTTN kishte filluar punën si inxhinier i transmetimit nga nëntori i vitit 2002.