Kujtim Paçaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka vdekur sot në moshën 59-vjeçare.
Kuvendi i Kosovës sot mbajti një minutë heshtje për ish-deputetin derisa i pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Kujtim Paçakut, deputet shumë vjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom. Me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve. Ngushëllime familjes së tij, miqëve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë pjestarëve të komunitetit rom në vendin tonë”, ka shkruar Veseli.
Kujtim Paçaku varroset nesër në vendlindje.
-
Qosja nderohet si një ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar
-
Kuvendi të premten mban dy seanca
-
Vdiq miku i Kosovës, Elliot Engel
-
Nexhat Daci vlerësohet për rolin në ndërtimin e institucioneve dhe konsolidimin e demokracisë
-
Qeveria ndan 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Dacin