Aktivisti që promovonte kulturën dhe identitetin e komunitetit rom në Kosovë, Kujtim Paçaku, është varrosur të premten në Prizren, duke lënë prapa vetes një trashëgimi të pasur krijuese në gjuhën rome, shkruan sot Koha Ditore.
Madje bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë vlerësuar se kanë mbetur pa bajraktarin, i cili flamurin rom jo vetëm që e mbante në dorë, por e kishte të mbështjellë edhe në zemrën e tij. Edhe miqtë e tij të shumtë shqiptarë dhe nga komunitetet e tjera joshumicë kanë vlerësuar angazhimin artistik dhe politik të Paçakut për avancimin e pozitës së komunitetit rom, por edhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë në Kosovë.
Ani pse të pikëlluar për ikjen e ish-deputetin rom, si në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” ashtu edhe në varrezat e qytetit të Prizrenit, miqtë e tij kanë vlerësuar se detyra e tyre nuk është vajtimi, por kremtimi i gjashtë dekadave të jetës së Paçakut dhe shembullit të papërsëritshëm të krijuar gjatë kësaj periudhe...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)