Të hënën pasdite ka vdekur Hajrullah Gorani, kryetari i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Gorani ka vdekur në moshën 89-vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, i rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij, në moshën 89-vjeçare”, ka njoftuar Dukagjin Grani, djali i të ndjerit.
Vlerësohet kontributi i Hajrullah Goranit në lëvizjen sindikaliste të viteve nëntëdhjeta.
Për vdekjen e Goranit ka shkruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Si president i vendit dhe mik i familjes Gorani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për profesorin, i cili ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi.