Gazetari nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj, ka vdekur të enjten. Siç raportohet, Myftaraj dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i banesës në Tiranë.
Policia ka konfirmuar vdekjen e 60-vjeçarit.
Në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./EuronewsAlbania