Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq Astrit Thaçi, asamblist i Rahovecit

Ka vdekur asamblisti i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Astrit Thaçi.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një telegrami ngushëllimi ka thënë se Rahoveci ka humbur një aktivist të denjë e njeri të dashur e të devotshëm.

“Në këto momente pikëllimi e dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Thaçi, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Astritit! Familja humbi njeriun e dashur e të devotshëm, shoqëria njeriun e angazhuar, ndërsa ne humbëm mikun e aktivistin e denjë. Njëkohësisht, ngushëllime të sinqerta edhe degës së PDK-së në Rahovec për humbjen e këtij anëtari të përkushtuar e besnik! Kërkoj që të ndajmë së bashku këto momente dhimbjeje e pikëllimi dhe ta përcjellim së bashku Astritin në amshim, ashtu siç e meriton një familjar, shok, mik e bashkëpunëtor”, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga Latifi.

Artikuj të ngjashëm