Ka vdekur 25-vjeçari i lënduar nga shpërthimi i fishekzjarrëve që ndodhi në natën e Vitit të Ri në Prizren.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se ai ka qenë duke u trajtuar në Turqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një i afërm i familjes është informuar se viktima e rastit ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024, (shpërthimi i fishekzjarrëve), si pasoje e lëndimeve të marra ka vdekur sot”, ka theksuar Bytyqi.
Ai ka theksuar se viktima, Abdurrahman Memaj, i lindur më 13 gusht të vitit 1999, për shkak të plagëve të rënda ishte transferuar në Turqi për shërim.
Lidhur me informatën nga hetuesit rajonalë është informuar edhe prokurori i shtetit.