Ka shkuar në dhjetë numri i të vdekurve nga koronavirusi Covid-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacientja M.B., e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, ka vdekur sot. Ajo ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive nga 25 marsi.
E njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese, ka njoftuar MSH-ja.
Deri tash numri i të infektuarve nga ky virus në Kosovë është 423 e të shëruar 71.