Ka vdekur kardiologu invaziv, dr. Sami Gjoka.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kardiologut invaziv, dr. Sami Gjoka. Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore. ShSKUK, iu shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së dr. Sami Gjoka”, përfundon njoftimi.

Artikuj të ngjashëm
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Vdiq në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Prizren
-
Vdiq në QKUK një shtetas i huaj, kishte leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK