Gjinekologu Burim Krasniqi ka vdekur të mërkurën. Ai ishte i prekur me COVID-19.
Lajmi për vdekjen e tij u dha nga kolegë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Krasniqi është mjeku i dytë që gjatë ditës së sotme ka humbur betejën me koronavirusin dhe i shtati që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit, sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, betejën me COVID-19 e kanë humbur nëntë persona, ndërkohë janë regjistruar 162 raste të reja pozitive.
Në total, numri i të prekurve me COVID-19 është 11848, kurse i të vdekurve 425.