Ka vdekur deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit të vitit 1990, Ali Shahini.
Shahini ka vdekur mbrëmë ndërsa lajmin në rrjetet sociale e ka bërë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
“Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini. Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës”, ka shkruar Aliu.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti për 7 Shtatorin: 36 vjet nga shpallja e Republikës së Kosovës në Kaçanik
-
Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut dëshmoi vullnetin e Kosovës për të vendosur për fatin e saj
-
Vdiq Ali Sadriu, ish-deputet e ish-ministër i Financave
-
Basha: Kushtetuta e Kaçanikut, testament i gjallë i unitetit
-
35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut