Lajmi për vdekjen e Adem Demaçit ka zënë vend edhe në mediat e rëndësishme ndërkombëtare.
“Vdes mbrojtësi i të drejtave të njeriut dhe disidenti kosovar Adem Demaçi”, titullohet lajmi i The New York Times, për vdekjen e Demaçit.
Gazeta prestigjioze ka publikuar një lajm të prodhuar nga agjencia e lajmeve, Associated Press.
Lajmin e AP e ka publikuar edhe The Washington Post, me të njëjtin titull.
Agjencia France Presse ka shkruar për epitetin “Mandela i Kosovës” që Demaçi e klithe marrë qëmoti.
“Vdes ‘Mandela i Kosovës’ Adem Demaçi”, ka shkruar kjo agjenci.
Edhe Reuters ka shkruar për vdekjen e Demaçit, duke e krahasuar atë si “Mandela i Kosovës”.
Artikuj të ngjashëm