Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon të rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Kosovë

1250 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) nga 1250 pacientë sa po trajtohen, 1142 janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19, ndërsa 1062 janë me oksigjenoterapi, e 60 në kujdesin intensiv në gjendje më të rëndë.

Në klinikat COVID në QKUK janë të shtrirë 438 pacientë, 435 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 e 376 me oksigjenoterapi.

Si pasojë e rritjes së numrit të hospitalizuarve, SHSKUK ka marrë vendim që nga nesër të pezullojë gjitha shërbimet ambulantore në QKUK dhe ambulancat specialistike të përdoren për të shtrirë pacientët me COVID.

Në Klinikën Infektive aktualisht janë 120 pacientë, në Infektive 2 (Mjekësi Sportive) 95 pacientë, në Infektive 3 (Interno) 96 pacientë, në Pulmologji janë 87 pacientë, në Mjkin Intensiv Qendror COVID, 18 pacientë, në Gjinekologji 21 pacientë, e në Pediatri 11 pacientë.

Në Spitalet e përgjithshme po trajtohen 812 pacientë, prej tyre 704 të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe 684 me oksigjenoterapi.

Edhe Në spitalet e Kosovës po trajtohen 120 pacientë të konfirmuar me COVID-19 Arbëri Në spitalet e Kosovës po trajtohen 120 pacientë të konfirmuar me COVID-19

Në Spitalin e Pejës janë 188 pacientë, të Prizrenit 177 pacientë, të Gjilanit po trajtohen 154 pacientë, të Gjakovës 134 pacientë, të Ferizajt 88 pacientë, të Mitrovicës 48 pacientë e të Vushtrrisë 30 pacientë.