Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon seanca e Kuvendit për politikën e jashtme

Foto: Driton Paçarada / KD

Sot me fillim nga ora 10:00 vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të ketë debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve, lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

“Debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kjo seancë mbahet dy ditë pasi Kosova dështoi të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare për bashkëpunim policor, INTERPOL.