Procesi gjyqësor ndaj Naser Osmanit dhe 6 të tjerëve të akuzuar lidhur me procesin e privatizimit të ndërmarrjes “FAN” në Podujevë ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve.
I radhës ka qenë Eset Rexha, përfaqësues i kompanisë “Rexha SHPK”, që kishte bashkëpunuar me ndërmarrjen FAN. Ai është pyetur lidhur me disa fatura që ishin lëshuar për këtë ndërmarrje me rastin e ndërtimit të depos në vitin 2009. Në këtë proces, në seancën e ardhshme është paraparë edhe dëgjimi i një eksperti maqedonas, para se të japin mbrojtjen të akuzuarit.
Përveç Osmanit, të akuzuar në këtë proces janë edhe Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Melita Ymeraga, Ardian Kelmendi e Agron Kamberi.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyhet sërish procesi gjyqësor për ndërmarrjen FAN
-
Krejt çka ndodhi sot në seancën gjyqësore ndaj Naser Osmanit për privatizimin e ndërmarrjes FAN
-
Vetëm edhe një dëshmitar do të dëgjohet para se Osmani me të tjerët të mbrohen për rastin “FAN”
-
I suspenduari nga AKP dëshmon në rastin e privatizimit të FAN-it
-
Parashkruhet rasti ku përmes korrupsionit dyshohej që ishte privatizuar FAN-i