Edhe sonte në disa qytete të Maqedonisë ka vazhduar protesta kundër të gjuhës shqipe nga e ashtuquajtura shoqata maqedonase “Për Maqedoni të përbashkët”.
Në ditën e 24-të të protestave, mijëra qytetarë marshuan rrugët me parulla dhe thirrje nacionaliste, kundër gjuhës shqipe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtestuesit në Shkup, në itinerarin e tyre të zakonshëm që fillon para godinës së Qeverisë dhe përfundon para Kuvendit, kërkuan refuzimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare dhe moszbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin. Organizatorët e protestës pretendojnë se platforma shqiptare rrezikon unitetin dhe sovranitetin e vendit.