Ministria e Financave ka bërë gati rishikimin e vonuar të buxhetit të këtij viti dhe që i njëjti nuk do të jetë mbi 2 miliardë euro, por 1.8 miliard.
Ndërsa me këtë buxhet është arritur t’i gjendet një zgjidhe kryerjes së një varg obligimesh, por jo edhe për autostradën “Arbën Xhaferi”, për të cilën shteti do të vazhdojë të mbetet borxhli ndaj kompanisë ndërtuese.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka shumë mundësi që edhe ky problem të zgjidhet.
Ai ka thënë se shumë shpejt do të nisin edhe dëgjimet për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe për këtë ka njoftuar se duhet të marrin pjesë të gjithë ministrat e resorëve të caktuar.
Të njëjtat, sipas tij, do të ndodhin para se një mision i FMN-së t’i bëjë një skanim përmbajtjes së tij. Hamza ka thënë se Kosova duhet të nisë të mendojë që të mos rrisë më shumë borxhin publik, të cilin do ta paguajnë gjeneratat e ardhshme, por të bëhet disiplinë financiare.
Sa i përket rritjes ekonomike për këtë vit, ai ka thënë se do të kalojë 3%, por nuk do t’u afrohet parashikimeve të fillimvitit që ishte në mbi 4%.
-
Hamza: Buxheti nuk paraqet premtimet e Kurtit
-
Murati: 3.64 miliardë euro të hyra buxhetore, pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet me kredi
-
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të rishikuar muajin e ardhshëm
-
Qeveria procedon në Kuvend buxhetin për vitin 2026
-
Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën