Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza thotë se Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë mbi 2.3 miliardë euro

Foto: freeimages.com / ilustrim

Ministri i Financave Bedri Hamza, duke raportuar në mbledhjen e Qeverisë për raportin nëntë mujor financiar të buxhetit 2018, ka thënë se në harmoni me FMN-në deri të premten do të hartohet projekt buxheti i vitit 2019, i cili pritet të jetë mbi 2.3 miliardë euro.

“Është i planifikuar buxheti në diskutim më Fondin Monetar Ndërkombëtar, me disa dallime që janë shumë simbolike, jo domethënëse, që buxheti i vitit 2019 të jetë në nivel duke kaluar 2.3 miliardë euro, që është një rritje jashtëzakonisht e madhe në raport me buxhetin 2017, aty ku e kemi gjetur ne si Qeveri buxhetin e Republikës së Kosovës”, theksoi Hamza, raporton KsP.

Mirëpo, kryeministri Ramush Haradinaj ka pyetur ministrin e Financave Bedri Hamza për gjendjen makrofiskale që sipas tij, ka pasur kritika nga FMN-ja.

“Në disa raste po dëgjojmë deklarime të FMN-së se ka vend për shqetësime, ndoshta edhe për shkak të qytetarëve. Cili është vlerësimi i juaj për zhvillimet?”, ka pyetur Haradinaj ministrin Hamza.

Hamza iu është përgjigjur Haradinajt duke thënë se Kosova ka pozitë të qëndrueshme fiskale.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar qe dy javë është në mision të rregullt në Kosovë, ku përveç tjerash jemi duke diskutuar edhe për gjendjen e stabilitetit makrofiskal dhe financiar. Kosova ka pozitë të qëndrueshme fiskale. Këtë vit presim që plani i të hyrave të ketë një përmbushje të mirë, afër 100 për qind në raport me planifikimin. Kontribuuesit më të mëdhenj në këtë drejtim janë Dogana dhe ATK-ja. Edhe përkundër asaj që kemi bërë shumë lirime si rezultat i rritjes ekonomike dhe si rezultat i performancës së mirë, ne presim që të kemi një përmbushje thuajse 100 për qind të planit buxhetor”, ka thënë Hamza.

Edhe Hamza thotë se mosrishikimi i buxhetit nuk sjellë pasoja negative Arbëri Hamza thotë se mosrishikimi i buxhetit nuk sjellë pasoja negative

Sipas tij, edhe të hyrat dhe burimet tjera kanë performuar mirë për vitin 2018, dhe kjo ka mundësuar q[ Kosova si shtet të jetë në gjendje t’i kryejë të gjitha obligimet e saja ligjore sa i përket pagave, mëditjeve, transfereve sociale duke i përshirë të gjitha kategoritë.

Ministri Hamza ka shtuar se të gjitha organizatat buxhetore, në nivel qendror dhe lokal, kanë mundësi t’i ekzekutojnë dhe t’i zhvillojnë projektet e tyre të planifikuara brenda buxhetit dhe që t’i përfundojnë të gjitha pagesat, gjithmonë duke i respektuar procedurat ligjore.

Deficiti buxhetor në fund të vitit pritet, sipas tij, të jetë diku 1.5- 1.6 e GDP-së dhe bilanci bankar mbi 4 për qind. Aktualisht borxhi publik, sipas Hamzës, është rreth 16 për qind.