Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë pritjet e gjata në bodrumet e QKUK-së

Pritja në korridoret e QKUK-së, vazhdon të jetë problem tek qytetarët tash e sa vjet.

Në adresë të Koha.net, kanë arritur disa fotografi nga Ambulanta Specialistike e Ortopedisë, ku shihet një numër i madh i pacientëve në radhë.

Kujtojmë se fotografi të tilla, ka kohë që qarkullojnë në rrjete sociale, ku pacientët ankohen se me orë të tëra presin në korridore.

Megjithatë, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, pati premtuar se këto pritje të gjata, siç pati thënë ai “nëpër bodrumet e QKUK-së, të mundimshme dhe aspak të shëndetshme shumë shpejt do të marrin fund”.

{gallery}