Qe disa vite pas luftës, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit, Nazmi Uksmajli, kanë filluar iniciativën që të ndërtojnë një shtatore afër teatrit në Ferizaj.
Mirëpo, kjo iniciativë e banorëve të fshatit Jezercë, sipas bashkëluftëtarëve të tij, është penguar nga ana e komunës, raporton KTV.
Sipas shoqërisë civile në këtë komunë, kjo pengesë është bërë për shkaqe politike. Lidhur me këtë ka reaguar edhe familja Uksmajli.
Ilir Uksmajli, vëllai i dëshmorit, thotë se kërkesën për shtatore e kanë dërguar shumë kohë më parë, por asnjëherë nuk është marrë parasysh.
Ndërkaq, në komunë kanë thënë se nuk kanë asgjë kundër kësaj kërkese dhe se e njëjta do të shqyrtohet.
Nazmi Uksmajli është dëshmori i parë në Zonën Operative të Nerodimës.
-
Përmendorja e dëshmorit Ukzmajli në Jezerc, peng i zgjedhjeve lokale
-
Dëshmori Nazmi Ukësmajli përjetësohet në bronz në Ferizaj
-
Një biznesmen në Ferizaj akuzohet për ndërtim pa leje në një pronë të kontestuar
-
Prej një dekade nuk finalizohet objekti i ri i Spitalit të Ferizajt
-
Komuna e Ferizajt shpërfill marrëveshjen me pensionistët