Arbëri

Vazhdojnë edhe këtë javë temperaturat e nxehta

Edhe në ditët e para të muajit gusht do të mbizotërojnë temperaturat e larta në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik. Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.