Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka marrë vendim që afati për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje të vazhdohet edhe për një muaj, më saktësisht deri më 4 shtator të vitit të ardhshëm.
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka thënë se vendimi është që qytetarët të kenë kohë shtesë për të dorëzuar aplikacionet për legalizim.
“Duke parë situatën në terren, ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për kohë shtesë për të arritur qëllimin e Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe duke përfshirë këtu faktin se komunat vazhdojnë të punojnë me kapacitete të limituara për shkak të pandemisë, si dhe rrethanave tjera që kjo situatë ka shkaktuar në tërësi”, thuhet nga ministria.
-
Qindra e mijëra ndërtime pa leje kanë më pak se një vit afat për legalizim
-
Komuna e Prishtinës publikon Udhëzuesin për legalizim të ndërtimeve pa leje
-
Zgjatet afati i aplikimit për Fazën 1 për subvencionim të efiçiencës së energjisë
-
Greva e vështirëson procedurën e aplikimit për legalizim të ndërtimeve
-
Rriten kërkesat për legalizimin e objekteve pa leje