Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vasolli: S`mjafton reforma në komuna, por zbatimi i saj

Komunat e Kosovës nuk duhet të mbështeten vetëm në aspektin teknik, por të ndihmohen edhe në zbatimin e reformave të kërkuara nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu thotë njohësi i integrimeve evropiane Besnik Vasolli në një intervistë për “Kohën Ditore”. Sipas tij, Ministria e Integrimit Evropian dhe ministritë e tjera të linjës është mirë të përqendrohen më shumë në mbështetjen e komunave në plotësimin e 146 standardeve të kërkuara nga MSA-ja.

Vasolli thotë se kjo ndihmë nuk duhet lokalizuar vetëm në takime me ta, por në zbatimin sa më të përpiktë të ligjeve, strategjive dhe reformave në përgjithësi. Ai e sheh të rëndësishëm rolin e komunave në procesin e integrimit, por është ithtar i përmbushjes së standardeve për nevoja të brendshme së pari.

Në këtë kontekst, Vasolli thotë se duhet zbatuar kriteret e kërkuara, teksa për vendimin t`i lihet në dorë vetë BE-së, duke mos mbetur peng i afateve kohore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)