Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, u ka dërguar një letër të dytë ambasadorëve Lu dhe Vlahutin në lidhje me Bordin e ONM-së, duke ngulur këmbë se ky bord është antikushtetues.
Pas letrës së parë të Vasilit, reagoi edhe eurokomisioneri Hahn, i cili u përgjigj se bordi ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin e Vettingut. Por Vasili më datë 20 shkurt i ka dërguar ambasadorit amerikan dhe ambasadores së BE-së një letër të dytë, ku shpjegon se nevojitet një marrëveshje ndërkombëtare me qëllim që bordi i ONM-së - ku bëjnë pjesë edhe vetë Lu e Vlahutin – të respektojë legjislacionin shqiptar.
Për më tepër, Vasili thekson se roli i deritanishëm i sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi, është i paligjshëm.
Dy ditë pas kësaj letre, Vasili u pa të drekonte me ambasadorët Lu e Vlahutin në një prej restoranteve të Tiranës.

-
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, nuk kam marrë akoma një përgjigje
-
Rumania shpall konsullin e përgjithshëm rus "persona non grata" pas incidentit me dron
-
Bahtiri: Osmani përfaqëson interesat e Gjuriqit dhe Grenellit
-
Përplasja pushtet-opozitë bllokon votimin për Bordin e Paqes
-
Deputeti i VV-së lut ambasadorët “të mos e shkatërrojnë Kushtetuesen me vizita e ndërhyrje”