Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka takuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, gjatë vizitës së tij në veri të Mitrovicës pasditen e së enjtes.
Varhelyi ka njoftuar se gjatë takimit me Rakiqin kanë folur për procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin ka thënë se është parakusht për normalizim të raporteve.
“Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për normalizim dhe progres në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.
Met President of @srpskalista Goran Rakic in North Mitrovica and discussed #EU support to the region.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 25, 2023
Establishment of the Association of Serb Majority Municipalities is a precondition for normalisation and progress in Kosovo’ s ??EU path. pic.twitter.com/M7dhfYZxQA
Në vizitën e tij në Kosovë, Varhelyi është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, takime pas të cilave ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit.
-
Varhelyi: Asociacioni, parakusht për normalizim e avancim të Kosovës drejt BE-së
-
Vuçiqi e përsërit se Asociacioni është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve
-
Ekskluzive: Drafti i Këshillit të BE-së për zgjerim
-
Vuçiq-Sorensenit: Asociacioni, parakusht për fillimin e normalizimit të marrëdhënieve
-
Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit