Arbëri

Varhelyi për marrëveshjen: Mbështesim Kosovën dhe Serbinë në procesin e zbatimit

Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varheleyi ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.

Varhelyi ka potencuar se “përkushtimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE”.

“I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t'i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit.”, ka shkruar ai në Twitter.