Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se temë kryesore e takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ishte aplikimi i Kosovës për fillimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në Twitter, derisa ka publikuar një foto të përbashkët me Bislimin.
“Aplikimi i afërt i Kosovës për fillimin e procesit të anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me Besnik Bislimin”, ka shkruar ai.
Ana Pisonero, zëdhënësi i Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneriteteve Ndërkombëtare në Komisionin Evropian ka thënë se Varhelyi kishte me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
“Kosova ka njoftuar publikisht për qëllimet që të aplikojë për anëtarësim në BE. Nuk është te ne të komentojnë. Traktati i BE-së është i qartë për procedura dhe për aplikim në anëtarësi. Do të jetë Këshilli që të shqyrtojë kur vjen një aplikim”, ka thënë ajo.