Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vapa rrit numrin e pacientëve në Prishtinë

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë këto ditë vere, dhe ndryshimet e kohës kanë shtuar edhe numrin e personave që kërkojë ndihma mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mjekët e kësaj qendre theksojnë se personat e ekspozuar në diell një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit e që manifestohet me dehidratim organizmi, ngërçe barku, vjellje, barkqitje, skuqje dhe djegie lëkure, duke komplikuar edhe sistemin kardiovaskular deri në insuficiencë renale.

Drita Peçani-Gashi, specialiste e mjekësisë familjare, thotë se në këtë sezon është rritur numri i pacientëve në QKMF nga vapa, ndryshimi i kohës, viruset të ndryshme, por edhe nga sëmundjet e ndryshme kronike të pacientëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)