Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka thënë se ministrja Donika Gërvalla ua ka ndaluar që përmes ministrisë që ajo e drejton t’ua dërgojnë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë gjërat esenciale.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gërvalla duhet t’i lë anash inatet personale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu përmes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj”, ka thënë ajo.
Lidhur me këtë ende nuk ka qëndrim nga Ministria e Punëve të Jashtme e as nga ministrja Gërvalla.