Bundestagu ka vendosur sot për zgjatjen edhe për një vit të misionit të Bundeswehrit në Kosovë.
Për misionin e KFOR-it në Kosovë, numri i përgjithshëm i kontigjentit gjerman që ishte 800, tani është përgjysmuar në 400 ushtarë. Megjithatë, aktualisht numri i vendosur i ushtarëve është 70.
Siç raporton Zeit, për zgjatjen e misionit votuan 493 deputetë gjermanë, 146 votuan kundër, 6 abstenime, transmeton Koha.net.
AfD dhe Të Majtët theksuan në debatet e tyre, se nuk e mbështesin më një mision të ushtarëve gjermanë në Ballkan.
Që kur Kosova shpalli pavarësinë e vet në vitin 2008, KFOR-i kërkon të zhvillojë një republikë të qëndrueshme, demokratike, multietnike dhe paqësore.
Bundestagu zgjati të premten edhe misionin për sigurimin e paqes në Liban. Më parë për zgjatjen e misionit të Bundeswehrit kishte vendosur kabineti qeveritar gjerman.
-
Gjermania vazhdon mandatin në KFOR
-
Gjermania ua zgjat edhe për një vit mandatin ushtarëve në Kosovë
-
Bundestagu sot vendos për vazhdimin e pranisë së ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë
-
Shumica e Bundestagut përkrah zgjatjen e mandatit të KFOR-it
-
Në Bundestag u diskutua për t’iu vazhduar mandati ushtarëve gjermanë në KFOR