Çdo gjë po shkon sipas planit gjatë ushtrimit fushor “Shqiponja 6” që ka filluar më 4 maj dhe do të zgjasë deri më 11 maj.
Kështu është bërë e ditur gjatë ditës së sotme ku në fshatin Koliq ministri i FSK-së, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së Rrahman Rama kanë zhvilluar një vizitë për të parë nga afër ushtrimet.
Në këto aktivitete njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës po zhvillojnë operacione taktike në terren me kapacitetet ekzistuese dhe testimin e tyre, si dhe bashkëpunimin dhe bashkëveprimin me partnerët dhe agjencitë vendore të sigurisë dhe emergjencave.
Ndërsa, qëllimi i këtij aktiviteti është që të realizohet ushtrimi fushor në nivel të FSK-së me pjesëmarrje të partnerëve, qofshin ata vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe të vlerësohen kapacitete reaguese në situata komplekse emergjente dhe të sigurisë.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, tha se ky ushtrim është një mundësi e mirë për t’i testuar kapacitetet operacionale, si dhe të avancojnë ndërveprueshmërinë me partnerët.
Edhe
FSK-ja po teston kapacitetet luftarake përmes ushtrimit “Ujku Shigjetë”
“Është një mundësi e mirë që ne si Forcë e Sigurisë së Kosovës t’i testojmë kapacitetet tona operacionale dhe t’i testojmë, avancojmë ndërveprueshmërinë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Mendoj se ambienti i sigurisë këtu i brendshëm, qoftë rajonal, qoftë global, nëse e kemi të avancuar ndërveprueshmërisë, mendoj se do të jemi shumë më të suksesshëm në luftimin e të gjitha fenomeneve që mund ta rrezikojnë ambientin e sigurisë në përgjithësi”, citon kp të ketë thënë ministri Berisha.
Edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama u shpreh se qëllimi i krejt këtij ushtrimi është ndërveprueshmëria me partnerët, qoftë edhe me institucionet vendore.
“Ky është për herë të parë që është ndërkombëtar, duhet ta kuptojmë që ne bëjmë vlerësimin e të gjithë aktivitetit që e keni pasur përafërsisht një vit e gjysmë, qoftë edhe implementimi i planit të trajnimit. Por, edhe përkrahjen dhe aktivitete të shumta që kemi pasur me partnerët dhe në fund vlerësohen të arriturat, sfidat që i kemi pasur. Por, duhet ta kuptojmë që mund të kemi edhe gabime dhe për atë bëhet analiza pas veprimit dhe mësimet e mësuara që neve na jep mundësi edhe mua edhe ministrit që në të ardhmen bazuar në këto mësime të mësuara që të marrim të planifikojmë dhe t’ju japim prioritet aktiviteteve që ne kemi nevojë”, tha Rama.
Komandanti i Forcës në detyrë, Sylejman Cakaj, ka njoftuar ministrin dhe komandantin për mbarëvajtjen e ushtrimit, ku ka potencuar se gjithçka po shko sipas planit.
“Situata ka rrjedhur sipas planit, çështja e personelit është në rregull, motivi i kujdestarit është shumë i lartë dhe nuk kemi asnjë lëndim dhe asnjë humbje të pjesëtarëve tanë. Aspekti logjistik është 100 përqind funksional, të gjitha pajisjet dhe automjetet deri në ditën e sotme janë funksionale dhe qëndrueshmëria është 100 për qind. Nuk kemi deri në këto momente asnjë shqetësim që neve na bënë mos me u ndje rahat gjatë këtyre operacioneve”, tha ai.
Edhe
Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje
Njësitë e FSK-së po zhvillojnë operacione taktike në terrene si në Prishtinë, Obiliq, Podujevë, Gjilan dhe Novobërdë. Ndërsa, ushtrimi fushor do të përfundojë më 11 maj.
Ndryshe, më herët është njoftuar se do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por në momentin e fundit vizita është anulua.