Të premten në Babaj të Bokës në Gjakovë do të mbahet ushtrimi ushtarak “Defender-Europe 21’.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në këtë ngjarje do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, përkatësisht presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe pjesëtarë të lartë të FSK-së.
Gjithashtu në këtë ushtrim do të marrin pjesë edhe atashe dhe ushtarak të lartë nga ushtria e SHBA-e.
Nga 17 maji e deri më 29 maj, Kosova do të jetë arenë për stërvitje të përbashkëta të forcave të ushtrisë së SHBA-së dhe të Kosovës.
“Defender Europe 2021” është ushtrimi më i madh i SHBA-së pas Luftës së Dytë Botërore, përfshin 16 stërvitje në Evropë, mes tyre edhe në Kosovë.
FSK-ja është përfshirë me 330 pjesëtarë në këtë stërvitje.
-
Pas ushtrimeve me NATO-n, liderët politikë premtojnë më shumë përkrahje për Ushtrinë e Kosovës
-
Stërvitje në të njëjtën kohë – ushtarët amerikanë në Kosovë, ata rusë në Serbi
-
Nga 17 deri 29 maj, stërvitjet “Defender Europe 21” realizohen në Kosovë
-
Osmani e Kurti thonë se FSK-ja është e gatshme dhe e dobishme për NATO-n
-
Osmani e Kurti: “Defender Europe”, dëshmi se Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO