Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott është deklaruar sot rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “blic” të Beogradit se a është vërtetë Ushtria e Kosovës kërcënim për stabilitetin e rajonit Scott ka thënë:
“Nuk shoh pse Ushtria e Kosovës do të ishte kërcënim më i madh se sa janë, për shembull, Ushtria e Serbisë, e Bosnjë – Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë, Bullgarisë...”.
Scott ka treguar edhe mënyrën se si duhet të formohet Ushtria e Kosovës:
“Ajo duhet të formohet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës e kjo e kërkon konsultimin e të gjithë popujve që jetojnë atje. Ne e përkrahim pavarësinë e Kosovës dhe çdo shtet ka të drejtë në zgjedhjen e partnerit strategjik dhe që brenda territorit të vet të formojë forcat e sigurisë, porse kjo kërkon pajtimin e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë”.
-
Scott: Kosova në të ardhmen mund ta ketë ushtrinë, por në pajtim me Kushtetutën
-
Kyle Scott: Formimi i Ushtrisë së Kosovës, me Kushtetutë
-
Hill tregon dy “përbërësit” për të ardhmen paqësore mes Kosovës e Serbisë dhe stabilitetin në Ballkan
-
Moska e konsideron “Ushtrinë e Kosovës kërcënim serioz për Ballkanin”
-
Vullin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan