Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar protokoll me Universitetin e Anadolit në Turqi, për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të programit ERASMUS +.
Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga rektori Ramë Vataj, i cili me bashkëpunëtorë po qëndron në një vizitë zyrtare në këtë universitet.
Gjatë vizitës, në zyrën e rektorit janë zhvilluar biseda në mënyrë që të përmirësohet dhe zgjerohet bashkëpunimi mes dy universiteteve.
Pjesë e delegacionit nga UPZ, janë edhe Prof. Asac. Dr. Ismet Temaj, Dekan në Fakultetin e Edukimit, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, shef i degës së gjuhës turke në këtë fakultet, Koordinatori për shërbime studentore Abdylbari Shalqini si dhe përkthyesi shqip-anglisht dhe anasjelltas, z. Përparim Avdullahu, i angazhuar me punë shtesë si koordinator për çështje studentore në UPZ. Ata u pritën nga rektori Prof. Dr. Naci Gundogan, Prorektori Prof. Dr. Adnan Ozcan, drejtor i njësisë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe Dr. Bilge Kagan Ozdemir, përgjegjës për shërbime studentore.
-
UPZ arrin marrëveshje për punësim sezonal të studentëve në Turqi
-
Universiteti “Ukshin Hoti” zgjedh rektorin e ri
-
Universiteti “Ukshin Hoti” ka hapur konkursin për pranimin e 1680 studentëve të rinj
-
150 studiues në konferencën shkencore të Universitetit “Ukshin Hoti”
-
Në UPZ nisi punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare