550 kandidatë tashmë zyrtarisht janë bërë pjesë e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si studentë të rregullt. Ndërsa, 250 studentë do t’i vijojnë studimet me korrespodencë.
Dekani i Juridikut, Haxhi Gashi, ka njoftuar se menjëherë pas përfundimit të provimit pranues, janë kontrolluar testet dhe të nesërmen janë publikuar rezultatet, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGashi ka shtuar e për afatin e dytë kanë mbetur vetëm edhe 49 vende të lira me korrespodencë.
E, prorektori për mësim, Naser Sahiti, ka njoftuar se tek nesër pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, do të dihet edhe sa vende të lira do të mbesin pa u plotësuar nëpër fakultete për afatin e dytë të regjistrimit.
Krahasuar me vitin e kaluar, Universiteti i Prishtinës këtë vit ka reduktuar për rreth 1 mijë, numrin e studentëve, kërkesë kjo edhe e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, me synimin që të zvogëlohet numri i studentëve dhe të rritet niveli i cilësisë në procesin akademik.