Dy javë pas paralajmërimit për padi të re ndaj Kishës ortodokse serbe, universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka vendosur që të mërkurën (sot) t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.
Për të dytën herë me radhë UP-ja do ta padisë Kishën ortodokse serbe për vërtetim pronësie ndaj parcelës ku është e ndërtuar kisha.
Për përgatitjen e padisë së re, Universiteti i Prishtinës ka kërkuar dokumente shtesë në Arkivin e Kosovës, Arkivin ndërkomunal dhe Arkivin komunal të Prishtinës si dëshmi për pronën ku është e vendosur kisha.
Universiteti i Prishtinës në vitin 2012 kishte ushtruar padi ndaj kishës “Sveti Nikola” për vërtetim pronësie me sipërfaqe prej 4.27.16 ha.
(Artikullin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
UP-ja padi ndaj Kishës ortodokse dhe Kuvendit komunal të Prishtinës
-
UP-ja llogarit në ndihmën shtetërore për ta kthyer pronën e marrë nga Kisha Ortodokse
-
Sot mbahet seanca ku UP-ja kërkon kthimin e pronës ku gjendet kisha ortodokse serbe
-
Padinë e UP-së për kishën në kampus do ta gjykojë një gjykatës serb
-
Universiteti i Prishtinës kërkon rikthimin e pronës së uzurpuar nga kisha serbe