Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UP-ja shënon 20 vjetorin e protestës historike, Presidenca ndan “Urdhrin e Lirisë” për Këshillin Organizativ

Në 20 vjetorin e protestave studentore të vitit 1997, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur akademi solemne.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Majran Dema, tha se protesta e 1 tetorit të vitit 1997 shënoi kthesë pikante në historinë e Kosovës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenca e Kosovës i ka ndarë urdhrin e lirisë këshillit organizativ të protestës së 97-s. Në emër të presidentit Hashim Thaçi, urdhrin e ndau këshilltari i tij Ismajl Syla.

20 vjet pas protestës së studentëve, ish-kryetari i Këshillit Organizativ, Bujar Dugolli ka shpalosur kujtime të asaj kohe.

Me rastin e 20-vjetorit të protestave studentore, deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili ishte njëri ndër organizatorët e asaj proteste, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci, që në kohën e protestave ishte rektor i UP-së.

Protestat e vitit 1997, ishin organizuar për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia, duke kërkuar edhe kthimin e objekteve universitare, të cilat ishin uzurpuar nga regjimi i atëhershëm i Milosheviqit.

Protesta kishte eskaluar kur policia serbe kishte nisur një ofensivë për ta penguar mbajtjen e saj.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.