Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, po merr pjesë në Forumin e Katërt të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Universitetin e Malit të Zi në Podgoricë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Qëllimi i organizimit të këtij forumi është përgatitja e universiteteve të rajonit për konferencën e Londrës, që do të mbahet në fund të muajit maj 2019, si pjesë e procesit të Berlinit, transmeton Koha.net.
Universitetet pjesëmarrëse në këtë forum kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të qenë kontribuuese aktive dhe proaktive në këtë proces. Në anën tjetër, prania dhe kontributi i rektorit Dema në forum, hyn në vazhdën e rolit aktiv të Universitetit të Prishtinës, të shprehur në nivel rajonal dhe më gjerë, në plan ideor, organizativ dhe koordinues.
“Vlen të cekët se gjatë këtij forumi, Universiteti i Prishtinës është votuar për anëtarësim në sekretariatin e këtij Forumi. Pjesë e rendit të ditës është edhe nënshkrimi i dokumenteve të rëndësishme për rregullimin e punës së Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, ku universitetet angazhohen të kontribuojnë në zhvillimin e rajonit”, thuhet në komunikatë.
-
Paralajmërohet memorandum mirëkuptimi për forcimin e lidhjeve të universiteteve me komunitetin
-
Rishpallet konkursi për zgjedhjen e rektorit të UP-së
-
Rektori i ri i UP-së, Naser Sahiti akuzon Marjan Demën për bllokim të proceseve
-
Hoti thotë se Qeveria do të përkushtohet në zhvillimin e arsimit në vend
-
Bajrami takon rektorin e UP-së, premton reforma në arsim