Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UP-ja e pafuqishme ndaj profesorëve politikanë

Së shpejti Universiteti i Prishtinës do t’ua paguajë mbi 500 mijë euro dëmshpërblim, profesorëve të cilët fituan gjyqin ndaj institucionit ku punojnë.

Profesorët, të cilët edhe janë pjesë e politikës, patën fituar rastin në ankesën e tyre ndaj një vendimi të ish-rektorit Ramadan Zejnullahu, i cili pati vendosur që ata të paguhen vetëm aq sa punojnë, sipas orëve të mbajtura, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Andaj, pavarësisht ankesave të shpeshta të studentëve se profesorët u mundojnë në orë, masa ndaj tyre nuk mund të merren.

Hoti thotë se për profesorët që janë të angazhuar edhe në politikë, nuk vendos menaxhmenti, pasi angazhimin sekondar ua lejon statuti i UP-së, i cili është akti më i lartë ligjor.

Sipas tij, ky statut me 245 nene, ka vakum të madh ligjor dhe si i tillë për dikë mund të jetë i përshtatshëm e për dikë jo.

Duke qenë në këtë situatë, Hoti thotë se ndryshimi i Statutit është i domosdoshëm.

Çështja e ndryshimit të statutit të UP-së, në Ministrinë e Arsimit duhet të dërgohet nga senati i universitetit.

Ministri i Arsimit thotë se posa të marrë rekomandimet prej senatit, do t’i shqyrtojë menjëherë.

Inicimin për ndryshimin e statutit e mirëpresin edhe përfaqësuesit e studentëve.

Madje Parlamenti Studentor në përbërjen e re të tij thotë se do të dërgojë rekomandime për pikat që mund të ndryshohen në statut.

Statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, por edhe universiteteve tjera publike në vend, pritet të ndryshojë pas miratimit të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, i cili për shkak të mospranisë së listës serbe në Kuvendin e Kosovës, tash për tash është tërhequr nga rendi i ditës.