Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, priti një delegacion të lartë nga Universiteti “James Medison” i Virginias, të kryesuar nga, Michael Stoloff.
Gjatë këtij takimi u bisedua për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar më parë nga ministri Bajrami dhe përfaqësuesit e këtij Universiteti për mobilitetin e studentëve dhe profesorëve dhe mundësitë e organizimeve të ndryshme të përbashkëta në arsimin e lartë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Bajrami e ka njoftuar delegacionin amerikan me gjendjen në arsimin e lartë dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit, sipas Marrëveshjes së nënshkruar paraprakisht.
Përfaqësuesit e delegacionit nga Universiteti “James Medison” gjatë vizitës do të takohen me të gjithë përfaqësuesit e universiteteve publike në Kosovë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare të cilat veprojnë në Kosovë.
Vizita i paraprinë organizmit të konferencës për arsimin e lartë në Kosovë, e cila do të mbahet në qershor, konferencë kjo e cila do të organizohet për nderë të vizitës së presidentit JMU- së, John Alger.
Përfaqësuesi i Universitetit “James Madison”, Michael Stoloff shprehu gatishmërinë e plotë për ofrimin e përkrahjes në fushat e caktuara dhe në procese të tjera në arsimin e lartë.