Në të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, pritet të regjistrohen 15 mijë e 255 studentë në vitin e ri akademik 2017/ 2018.
Këtë vendim e ka marrë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pas propozimeve që i kanë bërë vetë njësitë akademike.
Sipas Fetahut, secili institucion akademik është i obliguar të pranojë edhe studentë të komuniteteve.
Por, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ende nuk e ka hapur konkursin për pranim të studentëve.
Halim Hyseni, njohësi i çështjeve arsimore, thotë se vetë fakti që nuk janë krijuar programe studimore profesionale nënkupton se sërish do të kemi përqendrim të studentëve në 3 apo 4 njësi, dhe tregu i stërmbushur me të diplomuar në vetëm disa fusha, do t’i lë edhe shumë të tjerë pa punë.
Hyseni thotë se edhe ky numër i miratuar është shumë i madh, pasi nuk janë krijuar kurrfarë kushtesh që studentët të marrin mësime cilësore si në UP, ashtu edhe në institucione të tjera publike.
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj
-
UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj
-
Kosovarët të interesuar për t’u bërë mjekë, inxhinierë e juristë
-
UP-ja nis të hënën vitin e ri akademik me mbi 4.000 studentë të rinj
-
UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve, 750 më pak sesa vitin e shkuar