Unioni Malazez i Kosovës edhe një herë , këtë radhë publikisht, i bën thirrje kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, t’i kryejë obligimet ndaj anëtarëve të Unionit Malazez, të cilët e mbështetën atë në zgjedhjet parlamentare në qershor dhe gjithashtu punuan si vëzhgues në kutitë e votimit në ditën e zgjedhjeve, thuhet në një komunikatë që ky union ua ka shpërndarë sot medieve.
Bëhet fjalë për njerëz nga veriu i Mitrovicës, Leposaviqi dhe Graçanica, të cilët për shkak të mbështetjes së SLS-së kanë duruar kërcënime dhe sulme fizike. Këta njerëz meritojnë respektin dhe shpërblimet e tyre modeste nga SLS-ja, e jo refuzimin dhe nënçmimin e z.Petroviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë ardhurat për këta vëzhgues i ka siguruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prandaj ne nuk mund të tolerojmë sjelljen arrogante dhe jokorrekte te kryetarit të PLS-së.
Unioni i Malazezëve të Kosovës do të ngrejë padi kundër deputetit në Kuvendin e Kosovës, Sllobodan Petroviqit, për vepër penale të mohimit dhe mashtrimit të qytetarëve të ndershëm, thuhet në komunikatën e Unionit të Malazezeve, të nënshkruar nga kryetari i saj, Sllobodan Vujiçiq.