Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot Policisë së Kosovës 4000 copë maska mbrojtëse, 4000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli, në kohën kur vendi po përballet me epideminë e koronavirusit nga i cili janë prekur 63 persona dhe një ka vdekur.
Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së falënderoi Policinë e Kosovës për punën e tyre në këto rrethana të jashtëzakonshme, duke thënë se UNDP si i përkushtuar i Policisë së Kosovës mbështet operacionet e saj duke siguruar artikujt më të nevojshëm mbrojtës.
“Kontributi i UNDP-së do ta lehtësojë punën e grave dhe burrave, dhe u urojmë të gjithëve suksese të vazhdueshme në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, tha ajo.
Dorëzimi i artikujve u koordinua me Hamdi Hyseni, drejtor i Departamentit për Shërbime Mbështetëse.
“Këta artikuj mbrojtës do të shpërndahen në të gjitha drejtoritë rajonale të policisë përkatësisht të gjithë oficerëve të policisë në tërë Kosovën”, thuhet në njoftimin për media.
-
UNICEF-i ndihmon punëtorët shëndetësorë në Kosovë me mijëra pajisje mbrojtëse
-
Mbi 1000 shkolla në Kosovë përfitojnë materiale higjienike për mbrojtje nga COVID-19
-
UNICEF-i dhe Ambasada Britanike kanë furnizuar 1,020 shkolla dhe 1,770 mësimdhënës me pako higjienike
-
QKUK pranon donacion 38,000 maska e 15,500 rroba mbrojtëse nga Zyra e KB-së
-
UNDP i dorëzon IKSHP-së 24 pako të PCR UNIVERZAL/VIRAL për mostrat që përmbajnë 12,000 teste