Shefja e sapo emëruar e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, gjatë një takimi me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, konfirmoi mbështetjen edhe në të ardhmen për vendin tonë.
Udhëheqësja e UNDP-së në Kosovë me këtë rast vlerësoi lart bashkëpunimin dhe punën e deritanishëm me Ministrinë e Administratës Publike. Ndërsa ministri Yagcilar përgëzoi rolin e UNDP-së në Kosovë, duke thënë se shpreson që partneriteti i shkëlqyer të thellohet më tutje.
Ai foli edhe për ecurinë e procesit të reformimit të administratës publike në Kosovë, me theks të veçantë pakon ligjore ku bëjnë pjesë: Projektligji për Administratën Shtetërore, ai për Zyrtarët publikë dhe Projektligji për pagat.
Konstatim i përbashkët ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe UNDP-së.
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Funksionalizohet Gjykata Administrative në Kosovë