Prishtinë, 14 shtator – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në z. Andrew Russell, përfaqësues i Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me seli në Kosovë.
Gjatë takimit, thuhet në njoftimin për media, u diskutua për bashkëpunimin e gjertanishëm ndërmjet dy institucioneve tona dhe mundësitë për të zgjeruar këtë bashkëpunim edhe më tutje.
Me këtë rast, ministrja Hoxha foli për zhvillimet më të fundit në Kosovë, për prioritetet kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Ministrja Hoxha falënderoi z. Russell për përkushtimin e tij personal për të koordinuar aktivitetet në mënyrë që të ketë zbatueshmëri sa më të mirë. Po ashtu ministrja Hoxha ishte mirënjohëse për kontributin që ka dhënë UNDP për ngritjen e kapaciteteve institucionale në Kosovë.
Ndërsa z. Russell uroi ministren Hoxha për detyrën e re. Njëkohësisht, potencoi se duke kuptuar rëndësinë që ka Ministria e Integrimit Evropian në shtyrjen përpara të reformave institucionale, shprehu gatishmërinë për të zgjeruar edhe më tutje bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve tona.
-
Ministrja e Integrimit pret përfaqësuesen e re të UNDP-së në Kosovë, theksohet rëndësia e bashkëpunimit
-
Nënshkruhet memorandum për ta mbështetur MIE-në në procesin integrues të Agjendës 2030
-
Hoxha do mbështetje nga Komisioni Evropian në zbatimin e reformave për agjendën evropiane
-
SHBA premton ndihmë për Kosovën drejt integrimit europian
-
Hoxha kërkon angazhim nga të gjitha institucionet për liberalizimin e vizave