Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ultimatumi i historianëve të Deçanit: Nesër bllokojmë rrugën e Manastirit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, përmes një, komunikate njofton se nesër, në orën 16:00, do të përfundojë ultimatumi i dhëne Qeverisë se Republikës se Kosovës për të zgjidhur kontestin pronësor në mes të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës se Deçanit me Manastirin e Deçanit rreth pronave të ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Heshtja e Qeverisë së Republikës se Kosovës ndaj kërkesave tona dhe mos interesimi i institucioneve tona për këtë problem është një anomali e pashërueshme. Me këtë rast ne konfirmojmë se gjatë këtyre ditëve, më shumë se dy javë, më shumë janë interesuar institucionet ndërkombëtare në Kosovës për kërkesat tonë sesa institucionet tona, çka të jep të kuptojnë se ky shtet dhe drejtuesve të institucioneve tona nuk iu intereson interesi i përgjithshëm i qytetarëve të vendit, por interesi i tyre e që është pasurimi në kurriz të popullit dhe ruajtja e pozitave të tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, konfirmon se pas datës 21 prill 2017 do të shpallet bllokimi i rrugës që të dërgon tek Manastiri i Deçanit, si shprehje e pakënaqësive me institucionet e Kosovës, të cilat me ngulm duan që tii falin pronë publike Manastirit të Deçanit.

Ne, jemi kundër faljes se pronave këtij institucioni kur dihet se aty preket interesi jetik i qytetarëve të Komunës se Deçanit. Andaj, apeli ynë i fundit drejtuara institucioneve tonë, para përshkallëzimit të situatës në Deçan është :

Tërheqja e vendimit të Agjencisë Kosovare për Privatizim për likuidimin e pronave dhe ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, dhe

Qeveria e Republikës se Kosovës me një vendim të veçantë t’i shpallë pasuri kombëtare pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.

Mosrespektimi i këtyre dy kërkesave tona, e që janë kërkesa të kamotshme, kërkesa këto që i kemi dërguar në AKP dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës, vetëm sa do të tensionojë situatën në Deçan dhe ne si Lidhje e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nuk do të marrim përsipër asnjë situatë, e cila do të krijohet pa këndshëm në qytetin tonë, përfundon komunikata e LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan.