Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka thënë se Qeveria Kurti s’e ka asnjë skandal apo aferë përgjatë dy vjetëve qeverisjeje, duke thënë se gjatë kësaj kohe s’ka pasur “ndonjë përpjekje” për afera.
Ajo ka deklaruar të enjten në Interaktiv të KTV-së se ndryshimi i situatës në Kosovë është e pamundur të bëhet brenda dy vjetëve.
“Disa nisma janë me qëllim të mirë, por marrin kohë. Është një themel që kemi trashëguar, e aty ku i kemi pasur kritika të fusim në binarë e të bëjmë ndryshime. A bëhet ky ndryshim për dy vjet, është e pamundur. S’ka sektorë ku nuk kemi bërë përparime të mëdha, ka vende ku mund të themi që ka një dritë që mund të shohim se ka një shpresë dhe optimizëm për vendosjen e gjërave në vend. Kryefjala e asaj që mund të them që deri më tani s’ka pasur asnjë skandal apo aferë korruptive e s’mund të them ose të quajë ndonjë përpjekje apo punë të ministrave që mund të konsiderohet aferë”, ka deklaruar Ujkani.
Sipas deputetes së partisë në pushtet, Kosova e ka dhënë maksimumin në dialog me Serbinë, e siç ka thënë ajo, po punohet për ta arritur më të mirën e mundshme.
“Ky draft (i Asociacionit) është i ndjeshëm, është trajtuar në mënyrë të detajuar...E arritur është edhe liberalizimi i vizave, i ndarë si proces, por deri tani kanë qenë peng të njëra-tjetrës. Si sukses në kuadër të kësaj është edhe dorëzimi i aplikimit për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian”, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas saj, Kosova po dialogon e barabartë me Serbinë, e mosnënshkrimi i marrëveshjeve nga Serbia “është se ajo s’do t’i zbatojë ato”.
Edhe Ecja nëpër mjegullPër emërimin e Gani Jakupit nga Ministria e Punëve të Jashtme si “këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike”, që u raportua ditëve të fundit, e që u tha merr pagë 7.500 euro, deputetja e VV-së tha se dëshiron të mos e komentojë, por që “s’pajtohet me atë pagë”.
“Me një pagë 7.500 euro të paguhet një person e që s’e njoh, s’mund të jap komentet e mia pa e parë për çka paguhet me një shumë kaq të majme...Duhet të merret parasysh sistemi jetësor. S’e di çfarë funksioni kryen personi, e kur Ministria del me shpjegim e nga këtu zor të ketë shpjegim të mirëfilltë, por gjithsesi, jo s’mund të them që s’e arsyetoj, por të pres e të shoh çka kryen një person”, është shprehur ajo.
Deputetja Ujkani tutje ka thënë se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të nënshkruhen nga deputetët pasi “fondet e tyre janë jetike”.
-
Ujkani: Kosova s’ka më nevojë për kompromise, të zbatohen marrëveshjet
-
Mosngritja e aktakuzës për rastin Banjska, Zekaj më shumë e fajëson Qeverinë sesa Prokurorinë
-
Në prag të zgjedhjeve të reja, kritikohen mbi tre vjetët e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet
-
Deputetja e LDK-së: Për gati tri vjet të Qeverisë Kurti nuk kemi parë asnjë progres