Mijëra qytetarë e kanë vizituar Pishinën e Gërmisë nga hapja e saj këtë të hënë.
Vizitorët janë të kënaqur me nivelin e pastërtisë dhe shërbimeve në pishinën që nisi punën me tre javë vonesë.
Kryeshefi i Ndërmarrjes Sport Marketing, e cila menaxhon me Pishinën e Gërmisë, Nexhat Uka, thotë se pas vendimit të vështirë e detyrueshëm për ndërrimin ujit të pishinës, gjithçka ka shkuar në rregull në ditët e para të punës.
Ai shton se nuk ka nevojë për asnjë shqetësim për ujin i cili pastrohet e filtrohet vazhdimisht.
Të njëjtën e thonë edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, duke u bazuar në rezultatet e analizave të nxjerra të premten.
Edhe
Analizat e nxjerrin të sigurt ujin e pishinës së Gërmisë, Krasniqi: Politika të lihet anash
Madje sipas tyre në ditët e para, uji i pishinës ka qenë mjaftueshëm i pastër – sa edhe për t’u pirë.
Ky institut do të bëjë kontrolle të vazhdueshme të ujit të pishinës, çdo javë, deri në mbylljen e sezonit.