Komisioni zgjedhor republikan i Serbisë mbrëmë ka miratuar udhëzimin për zbatimin e votimeve për zgjedhjet presidenciale të Serbisë të 2 prillit të sivjetmë në Kosovë për të cilat është vlerësuar se pa përkrahjen e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim Europian (OSBE) nuk mund të zhvillohen të sigurta, transmeton Koha.net.
Kryetari i këtij komisioni Vladimir Dimitrijeviq ka thënë për tvn1 se të martën është paraqitur vendimi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në të cilin thuhet se është i pamundur garantimi i zhvillimit të sigurt të procesit zgjedhor në Kosovë pa përkrahjen e OSBE-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vendim është konfirmuar se zgjedhjet presidenciale në Kosovë do të zhvillohen me përkrahje të OSBE-së e në dokument theksohet edhe se për zbatimin e tyre kujdesen Komisioni zgjedhor dhe këshillat zgjedhorë që përbëhen nga tre anëtarë – një nga koalicioni qeveritar dhe dy nga opozita.
Vendimin për formimin e këshillave zgjedhorë dhe emërimin e anëtarëve të këshillave zgjedhorë duhet të merret më së largu deri të martën, 28 mars në mesnatë, e grupet parlamentare propozimet duhet t’i bëjnë më së largu deri më 26 mars në mesnatë.
Për çdo qark administrativ në Kosovë do të formohet trupi punues me nga 11 anëtarë.
Materiali zgjedhor për vendet zgjedhore në Kosovë do të dërgohen të premten, më 312 mars këshillat zgjedhorë në komunat Rashkë e Vranje.
E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën duhet që më 2 prill, deri në orën 19:00 ta njohë Komisionin për kushtet e sigurisë në Kosovë sipas informatave marrë nga OSBE i cili do të kujdeset për transportin e materialit zgjedhor nga kufiri deri te vendet zgjedhore, përkatësisht nga vendet zgjedhore deri te kufiri.
Udhëzimi parasheh që pasi OSBE të konfirmojë se ekzistojnë kushtet për transport të sigurt, materiale zgjedhor do të transportohet nga vendet zgjedhore në selinë komunës së Rashkës ku do t’i dorëzohet koordinatorit të komisionit.